Vizioni Rinor i Shalës (VRSH) është një organizatë rinore, joqeveritare dhe jofitimprurëse e cila ka për qëllim fuqizimin e të rinjëve në vendimmarrje

Karta 1

Zhvillimi i Rinisë

Zhvillimi i rinisë është në thelb të misionit dhe vizionit të organizatës sonë, duke synuar një botë ku të rinjtë janë të aftë të qëndrojnë në mbrojtje të vetes dhe të tjerëve

Karta 2

Mjedisi

Mbrojtja e mjedisit dhe aktivizmi janë thelbësore për misionin e Vizioni Rinor i Shalës, duke fuqizuar të rinjtë të ndërmarrin hapa konkretë për mbrojtjen e natyrës dhe për të ndikuar pozitivisht në komunitetin e tyre

Karta 3

Pjesëmarrja e Rinisë

Gjithëpërfshirja sociale dhe vendimmarrja e rinisë është një parim themelor për organizatën Vizioni Rinor i Shalës, duke u siguruar që të rinjtë nga të gjitha sferat shoqërore të kenë mundësi të barabarta për të marrë pjesë në aktivitetet tona dhe për të kontribuar në komunitet.

2021
2022
2023
2024

Çfarë thotë rinia:

Foto 1

Arbenita Krasniqi

Që nga momenti që fillova të angazhohem si vullnetare në organizatën "Vizioni Rinor i Shalës", për të socializuar dhe ndihmuar të rinjtë, përjetova një ndryshim të madh në jetën time. Përmes kësaj organizate, kam pasur mundësinë të marr pjesë në shumë aktivitete të ndryshme, trajnime dhe projekte që kanë ndikuar thellësisht në zhvillimin tim personal dhe profesional. Shembull projekti ''Njeriu dhe shëndeti'' më ka mësuar mua se si duhet të ruaj shëndetin tim, të ha shëndetshëm, të bëjë aktivitete fizike etj. Puna ime vullnetare më ka dhënë një ndjenjë të madhe të realizmit dhe kënaqësisë, duke më bërë të ndihem pjesë e një qëllimi më të madh për të sjellë ndryshime pozitive në komunitet. Është një përvojë që më ka frymëzuar dhe më ka bërë të ndjehem e lumtur që po jap kontributin tim në rritjen dhe zhvillimin e të rinjve.

Çfarë thotë rinia:

Foto 2

Erjona Beqiri

Vizionin Rinor i Shalës ka pasur një ndikim shumë pozitiv në jetën time. Aktivitetet dhe programet e tij kanë ofruar mundësi për zhvillim personal dhe profesional, duke më inkurajuar të angazhohem në projekte të rëndësishme për komunitetin. Kam fituar aftësi të reja, kam ndërtuar marrëdhënie me njerëz të tjerë të rinj dhe kam ndier një ndjesi të thellë përfaqësimi dhe përfshirjeje. Kjo përvojë më ka ndihmuar të rritem si individ dhe të kontribuoj më shumë në zhvillimin e shoqërisë.

Çfarë thotë rinia:

Foto 3

Dion Limolli

Vizioni Rinor i Shalës ka pasur një ndikim të madh tek unë, duke më ndihmuar të zhvillohem si individ dhe si pjesë e një komuniteti aktiv. Përmes pjesëmarrjes sime në projekte si "Rini Europiane," "Breathe Freely Shala" kam pasur mundësinë të kuptoj më mirë rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në vendimmarrje dhe rolin që ne mund të luajmë në përmirësimin e shoqërisë. Vizioni më ka motivuar të jem më i zëshëm për çështjet që prekin komunitetin tim dhe të punoj për të bërë ndryshime pozitive. Trajnimet dhe aktivitetet e ndryshme më kanë ndihmuar të ndërtoj aftësi të reja, si aftësitë e komunikimit dhe udhëheqjes, të cilat më kanë dhënë vetëbesim për të marrë iniciativa. Për më tepër, përfshirja ime në këto projekte më ka bërë të ndiej një lidhje më të thellë me komunitetin tim, duke më frymëzuar të jem një shembull për të tjerët dhe të punoj për të ardhmen e përbashkët. Vizioni Rinor i Shalës ka qenë një pikë kthese për mua, duke më treguar se edhe një individ i vetëm mund të bëjë ndryshim në shoqëri kur i jepet mundësia dhe mbështetja e duhur.