Organizata jonë, "Vizioni Rinor i Shalës" (VRSH), u themelua më 1 Shtator të vitit 2016 nga një grup prej 20 të rinjsh të fshatit Shalë dhe Baicë, me synimin për të avancuar interesat e përbashkëta dhe për të përmirësuar pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrje.
Më shumëNjë botë në të cilën të rinjtë janë të fuqizuar të qëndrojnë në mbrojtje të vetes dhe të të tjerëve.
Misioni ynë është të avancojmë interesin e përbashkët të të rinjve duke ndërtuar kapacitetet e tyre dhe duke rritur pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje.
Vizioni Rinor i Shalës është një organizatë e drejtuar nga të rinjtë, që ofron mbështetje për të rinjtë nga të rinjtë.
Organizata jonë synon të frymëzojë guxim ndër të rinjtë në Lipjan. Ne udhëheqim me shembull, duke themeluar një organizatë me rrënjë rinore në zonën rurale të Shalës dhe vazhdojmë të ndërmarrim hapa ambiciozë, projekte dhe sfida.
Stafi dhe vullnetarët kanë një ndjenjë të fortë bashkëpunimi dhe organizata jonë është një ambient që kultivon besim dhe mbështetje.
Organizata jonë i shërben komunitetit dhe frymëzon e fuqizon të rinjtë të bëjnë të njëjtën gjë.
Idetë e reja dhe qasjet inovative vijnë natyrshëm nga grupi ynë i larmishëm i stafit dhe vullnetarëve. Na duhen qasje krijuese për të gjeneruar ndryshim në komunitetin tonë dhe për të siguruar që të rinjtë të mos jenë vetëm grupi që synohet, por aktorë të fuqizuar në atë ndryshim.